U kapën me arsenal armësh, arrest me burg për 2 poseduesit

DURRES- Gjykata e Durrësit dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimit për shtetasit Afrim Hoxha dhe Hajri Qyra, të cilëve vetëm pak ditë më parë iu sekuestruar arsenal armësh. Sipas prokurorit të çështje, dy personat kanë bashkëpunuar me njëri- tjetrin.
Në seancën e sotme, i ndaluari, Afrim Hoxha tha se i kishte vendosur ai armët në makinën e të ndaluarit tjetër, Hajri Qyra. Nga hetimet e para të policisë, armët besohet se janë hrumbulluar për arsye trafikimi.
Sasia e parë dhe më e madhja është bllokuar në Lagjen Nr. 13 të qytetit, në fshatin Shkallnur, në banesën e shtetasit Afrim Hoxha. 27-vjeçari, në momentin që efektivët i janë drejtuar banesës së tij për të ushtruar kontroll, ai ka marrë në dorë dy granata dhe i ka kërcënuar se, nëse nuk largoheshin, do t’i sulmonte duke i aktivizuar ato. Vetëm pas disa minutash, negociata mes 27- vjeçarit, Policisë dhe familjarëve të tij, Hoxha është tërhequr duke u vetëdorëzua.
Në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi: 80 kallëpe tritol, 5 kg eksploziv, 200 copë detonatorë, etj. I riu ka deklaruar se arsenalin e armëve e ka siguruar në vitin ‘97, në repartet ushtarake që ndodhen pranë shtëpisë së tij. Arsenali tjetër i armëve me të njëjtat përmasa është bllokuar në fshatin Hamallë, i cili ndodhet në veri të Durrësit. Armët dhe municionet janë gjetur në bagazhin e mjetit tip “Benz” pa targa në pronësi të shtetasit Hajri Qyra.
Panorama
Add new comment