Adele shpenzon 20 mijë dollarë për një shtëpi-lodër.

Postuar në 30 Prill, 2014 12:48

Adele ka shpenzuar rreth 20 mijë dollarë për t’i blerë djalit të saj të vogël një shtëpi-lodër. Këngëtarja britanike e ka blerë këtë shtëpi pasi e ka parë tek një mikja e saj dhe e ka pëlqyer shumë.
Një burim tha për ‘The Sun’: “Adele bën gjithçka për Angelon, por kjo është hera e parë që shpenzon kaq shumë. Nuk është nga ata VIP-a që bëjnë gjëra për të rënë në sy. Ky ishte rast i veçantë.”

“Është një shtëpi ku djali, i cili tani është 18-muajsh, mund të luajë deri kur të bëhet 10 vjeç”, shtoi burimi.

Adele nuk e ka pasur problem një shpenzim të tillë pasi kompania e saj Melted Stone ka grumbulluar rreth 35 milionë dollarë vitin e kaluar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.