SHKB hetim dosjeve të oficerëve

Postuar në 14 Tetor, 2013 05:34

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në polici, ka nisur sot hetimin e të gjitha dosjeve të oficerëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në fokus të hetimit do të jenë verifikimi i marrjes së gradave nga krye-komisarë deri tek drejtuesit e parë. Burime nga Ministria e Brendshme, bëjnë me dije se do të çohen për ndjekje penale, të gjithë ata personat që gjenden me shkelje ligjore, raporton “Shqiptarja.com”. 

Një grup i përbërë nga oficerë të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme, janë paraqitur sot në orën 08:00  të mëngjesit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe kanë nisur punën për verifikimin e të gjitha dosjeve të punonjësve të uniformave blu. Kjo për të parë se sa është respektuar ngritja në detyrë apo emërimi në detyrë i tyre.

Në fokusin kryesor të grupit të hetimit, të ngritur nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, do të jenë gradimi i oficerëve të lartë të Policisë së Shtetit, pasi për emërimet në këtë sektor janë hedhur akuza të ndryshme për dhënien pa meritë të gradave oficerëve të lartë. 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.