Turqia “tërhiqet” para Serbisë. Përkthyesi: Erdogan nuk tha “Kosova është Turqi”

Postuar në 27 Tetor, 2013 14:41

Shteti turk i sheh të gjitha shtetet e Ballkanit njëlloj, edhe Serbinë. Kështu ka thënë kryediplomati turk për televizionin shtetëror të këtij vendi, TRT. Gazeta kosovare “Zëri” shkruan sot se Ahmet Davutoglu ka njoftuar se ka biseduar me homologun serb, Ivan Mërkiq të cilit ja ka sqaruar se Turqia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Beogradin, ndërsa deklarata e kryeministrit të këtij shteti, Rexhep Erdogan – “Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi”, është keqkuptuar.

“Ato fjalë janë keqkuptuar. Janë vetëm disa fjalë që janë nxjerrë nga një fjalim i gjatë, dhe janë vënë në kontekst që neve nuk na pëlqen. Ne duam marrëdhënie të mira me Serbinë. Turqia ruan distancën e barabartë me të gjitha shtetet e Ballkanit”, ka thënë ministri i jashtëm turk.

Fjalimi i kryeministrit turk në qytetin e Prizrenit ka nxitur pakënaqësi të mëdha edhe te shqiptarët edhe te serbët.  Por përkthyesi për një kohë të gjatë i kryeministrit turk, Bekim Muftarevic ka thënë se deklarata e Rexhep Tayip Erdogan “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë” është përkthyer gabimisht.

Muftarevic ka shpjeguar se çfarë realisht kanë nënkuptuar fjalët e Erdoganit është se, “Ai e ndjenë veten si në shtëpi në Kosovë dhe beson se një qytetarë i Kosovës do të ndihej si në shtëpi në Turqi”.

“E njëjta gjë do të mund të thuhej edhe në Serbi, ku serbët në Turqi do të mund të ndiheshin si në shtëpi dhe anasjelltas”, ka thënë Muftarevic.

Ai ka shtuar më tutje, se nëse Erdogani do të thoshte se “Kosova është Turqi” atëherë në Turqisht do të thuhej në këtë mënyrë, ““Kosovo Turk topragidir ili yurdu” që do të nënkuptonte “Kosova është territor i Turqisë”, raporton “Zëri”.  Fjalët sipas përkthyesit të Erdoganit janë përkthyer në mënyrë letrare e jo substanciale.

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.