KLD me dy standarde?

Postuar në 28 Tetor, 2013 02:58

Këtë të Hënë Këshilli i Lartë i Drejtësisë do mblidhet në orën 11, duke e nisur rendin e ditës me verifikimin e mandatit të anëtarit të zgjedhur nga Kuvendi, zotit Sokol Çomo.

Por ndersa ne rendin e dites eshte edhe komandimi i krereve te Gjykatave Administrative te Shkalles se Pare dhe te Apelit, ceshtja e anetarit Çomo pritet te ngreje shume pikepyetje per menyren se si anetari i Kuvendit u refuzua te ishte i pranishem ne mbledhjen e kaluar te dates 11 tetor.

Ne faqen zyrtare ne njoftimin per mbledhjen e kesaj dite shpjegohet se mandati i zotit Çomo do te verifikohet ne mbledhjen e radhes pasi te disponohet dokumentacioni perkates, sic edhe tha gjate mbledhjes ku mungesa e dokumentacionit u perdor si argument.

Top Channel komunikoi me zedhenesin e KLD, Elis Kuçi duke i kerkuar nje qendrim me te argumentuar se perse nuk u pranua anetari Çomo ne kete mbledhje dhe pervec dokumentacionit justfikimit iu shtua edhe rendi i dites:

"Ligji parashikon që rendi i ditës të seances plenare të Keshillit te Larte te Drejtesisë, i komunikohet anëtarëve Keshillit te pakten 48 orë perpara fillimit te saj. Gjate ketyre 48 oreve, rendi i dites nuk mund te ndryshohet. Duke pasur parasysh edhe faktin që Kuvendi ka derguar zyrtarisht vendimin per zgjedhjen e zotit Como, në limitet e orarit zyrtar të ditës së punës paraardhëse të sences plenare të KLD-së, pra jashtë këtij afati, përfshirja e verifikimit të mandatit të tij në rendin e ditës ka qene objektivisht e pamundur. Nderkohe sqarojme se ne seancen plenare të Keshillit te Larte te Drejtesisë te caktuar per diten e hene date 28 tetor 2013, verifikimi i mandatt te z. Como eshte percaktuar si pike e pare”.

Top Channel disponon per te dyja shkaqet e paraqitura me siper dy kunder-argumente. Se pari ne lidhje me dokumentacionin, ajo qe dihet eshte se ne te gjitha rastet e anetareve te zgjedhur nga Kuvendi dorezohet vetem ky vendim sic edhe per anetaret Lulezim Lelcaj, apo edhe per nenkryetarin Elvis Cefa. I njejti material i eshte dorezuar KLD edhe per anetarin Sokol Çomo.

Por nese ne dy rastet e para, vendimi ka qene i mjaftueshem per te legjitmuar anetarin ne KLD, ne rastin e anetarit me te ri te KLD eshte perdorur nje logjike dhe nje precedent tjeter. Edhe per shkakun tjeter ate te rendit te dites ligji per KLD ne nenin 9 thote shprehimisht se ne mbledhjen me të afert KLD zgjedh nje komision per te verifikuar zgjedhshmerine e anetarit , qe do te thote mbledhja me e afert ishte ne daten 11 tetor.

Aq me teper qe KLD pranoi largimin e anetarit Neshat Fana brenda te njejtes dite, duke vijuar mbledhjen me vendin vakant. Per te gjitha keto arsyetime, pyetja perse nuk u pranua anetari i Kuvendit ne KLD mbetet ende pa pergjigjje dhe pritet te hape nje debat te forte ne këtë institucion.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.