Vendimet: Kreu i ri i ATSH dhe një marrëveshje për doganat

Postuar në 28 Tetor, 2013 09:00

Lirohet nga detyra kreu i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Basir Çollaku. Vendimi për shkarkimin e Çollakut është marrë në mbledhjen e qeverisë, e cila emëroi në krye të ATSH Gëzim Podgoricën.

Ndërkohë, një vendim tjetër i marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë është ai për marrëveshjen me kompaninë britanike “Crown Agents Limited”, e cila do të ofrojë asistencë në shërbimin doganor.

“Kjo marrëveshje do t’i propozohet Kuvendit për rregullim. Me anë të saj rregullohen marrëdhëniet juridiko-civile me shoqërinë “Crown Agents Limited”, e cila do të japë shërbim asistencë për përmirësimin e performancës, rritjen e të ardhurave dhe zvogëlimin e korrupsionit në administratën doganore”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.