Tatimet çelin konkursin për 150 vende pune

Postuar në 01 Nëntor, 2013 13:37

Kriteret që duhet të përmbushin kandidatët për t’iu nënshtruar konkursit

Shpresa Mezini

Hapen 150 vende të lira pune në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe në ato Rajonale. Në sajtin zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve listohen 150 pozicione, për të cilat kandidatët do të testohen, bashkangjitur kritereve që duhet të plotësojë secili në varësi të postit.

Në përputhje me ligjin “Për përcaktimin e procedurave të rekrutimit e të emërimit”, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve hap zyrtarisht konkursin për emërimet e reja në këtë institucion, ndërsa specifikon kushtet që duhet të përmbushin kandidatët. Arsimi i lartë, përvoja e punës jo më pak se 2 vjet në administratën tatimore, e ndarë sipas kategorive, janë kriteret kryesore që duhet të plotësojnë të interesuarit për të fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit në një prej 150 vendeve të lira të punës në drejtorinë e përgjithshme dhe në ato rajonale të tatimeve në vend.

“Konkurrimi është i hapur për nëpunësit civilë brenda dhe jashtë administratës tatimore. Pas verifikimit paraprak, brenda 5 ditëve nga dorëzimi i dokumenteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve bëhet shpallja e listës së konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurrimin, si edhe data e vendi se ku do të bëhet konkurrimi. Çdo mungesë e dokumenteve të kërkuara, e skualifikon automatikisht kandidatin nga e drejta për konkurrim”, thuhet në njoftimin zyrtar të Tatimeve.

Sipas tij, rezulton se postet për të cilat do të zhvillohet konkursi për emërimet e reja janë: Drejtor Drejtorie në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve; Drejtor të Drejtorisë së Investigimit të Brendshëm; Drejtor të Drejtorive Rajonale Tatimore; Përgjegjës Sektori; Përgjegjës i sektorit të projekteve; Inspektor i parë, i dytë; Inspektor Investigativ dhe Specialist.

Pozicionet

“Katër vende të lira pune në pozicionin Drejtor Drejtorie në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, si vijon: 1 vend i lirë pune në pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Kontrollit Tatimor. Një vend i lirë pune në pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Administratës dhe Prokurimeve. Një vend i lirë pune në pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Menaxhimit të Riskut.

Një vend i lirë pune në pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë Juridike. Kërkesa të veçanta për kandidatët janë: Arsimi i lartë dega Ekonomi/Juridik, diplomë DND ose DIND, Në varësi të funksionit që menaxhon. Të ketë jo më pak se dy vjet pune në administratën tatimore, ose të jetë rekrutuar sipas procedurave të konkurrimit të hapur”, thuhet në njoftimin zyrtar të Tatimeve.

Në të theksohet se përparësi do të kenë të interesuarit, të cilët zotërojnë grada pasuniversitare, master, doktoraturë në fushat e kërkuara, njohuri të gjera menaxheriale, në legjislacionin tatimor, si dhe në administrimin e tatimeve. Një vend i lirë pune është hapur për pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Investigimit të Brendshëm në Drejtorinë e Përgjithshme Tatimeve.

“Tetë vende të lira pune në pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale Tatimore për Drejtoritë Rajonale: Tiranë, Durrës, Shkodër, Fier, Berat, Sarandë dhe Vlorë. 25 vende të lira pune në pozicionin Drejtor të Drejtorisë në Drejtori Rajonale Tatimore në qarqet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Shkodër, Berat, Gjirokastër, Kukës, Lezhë, Sarandë, Vlorë. Katër vende të lira pune në pozicionin Përgjegjës Sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Një vend i lirë pune në pozicionin Përgjegjës i Sektorit të projekteve TIK në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Dy vende të lira pune në pozicionin Përgjegjës Sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, 34 vende të lira pune në pozicionin Përgjegjës Sektori në Drejtoritë Rajonale Tatimore. Katër vende të lira pune në pozicionin Inspektor i Parë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, 11 në pozicionin Inspektor i Parë në Drejtoritë Rajonale Tatimore Tiranë, Durrës, Fier dhe Gjirokastër. Tre inspektorë investigativë në Drejtorinë e Përgjithshme, një inspektor i dytë, 12 inspektorë të dytë në disa drejtori Rajonale, katër specialistë të nivelit të parë, tetë specialistë TI, nga të cilët shtatë tek Tatimet e Përgjithshme dhe një tek Tatimet e Korçës. 28 specialistë në Drejtoritë Rajonale Tatimore Tatimpaguese më të mëdha”, parashikohet në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Dokumentet

“Paraqitja e dokumenteve bëhet në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Kandidatët, për t’u pranuar në konkurs, duhet të paraqesin këto dokumente: Kërkesë për punësim, ku të specifikohet pozicioni i punës në Drejtorinë e Përgjithshme apo drejtorinë rajonale, në të cilën kërkon të konkurrojë; CV të firmosur, bashkë me një numër telefoni apo adresë e-mail; Diplomë të shkollës së lartë dhe listë notash; Fotokopje të kartës së identitetit; Certifikatë familjare; Vërtetim të gjendjes gjyqësore; Vërtetim nga Gjykata; Vërtetim nga Prokuroria; Raport mjekoligjor; Librezën e punës; Certifikata, diploma për pjesëmarrje në kurset apo kualifikimet e kryera brenda apo jashtë vendit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

 

 

Drejtor Drejtorie

4 vende të lira pune në pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë për 4 sektorë në drejtorinë e përgjithshme

 

Drejtor Investigimi

1 vend i lirë pune në pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Investigimit të Brendshëm tek Tatimet e Përgjithshme

 

Drejtor Rajonal

8 vende të lira për Drejtor të Drejtorisë Rajonale Tatimore për Tiranën, Durrësin, Shkodrën, Fierin, Beratin, Sarandën dhe Vlorën

 

Drejtor Qarqesh

25 vende pune për Drejtor të Drejtorive Rajonale në qarqet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Shkodër, Berat, Gjirokastër, Kukës, Lezhë, Sarandë, Vlorë

 

Përgjegjës Sektori

6 vende të lira pune në pozicionin Përgjegjës Sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

 

Përgjegjës projekti

1 vend i lirë pune në pozicionin Përgjegjës i sektorit të projekteve TIK në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

 

Përgjegjës Rajonal

34 vende të lira pune në pozicionin Përgjegjës Sektori në Drejtoritë Rajonale Tatimore

 

Inspektorë të Parë

4 vende të lira pune në pozicionin Inspektor i Parë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

 

Inspektorë Rajonalë

11 vende të lira pune në pozicionin Inspektor i Parë në Drejtoritë Rajonale Tatimore Tiranë, Durrës, Fier dhe Gjirokastër

 

Inspektorë Investigimi

3 vende të lira pune në pozicionin Inspektor Investigimi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

 

Inspektor i Dytë

13 vende të lira pune në pozicionin Inspektor i Dytë, 1 në Drejtorinë e Përgjithshme, 12 në Drejtoritë Rajonale

 

Specialist i Parë

4 vende të lira pune në pozicionin Specialist i nivelit të parë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

 

Specialist TI

8 vende të lira në pozicionin Specialist TI, nga të cilat 7 në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe 1 në Korçë

 

Specialist

28 vende të lira pune në pozicionin Specialist në Drejtoritë Rajonale Tatimore Tatimpaguese më të mëdha

 

 

 

SHQIP

Comments

Submitted by Eridona (not verified) on

Studente eksekente
Msc inxhinieri ekonomike

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.