Tiranë, burri vret gruan në gjendje të dehur, policia: viktima është mbytur me këllëfin e jastëkut

Postuar në 04 Nëntor, 2013 03:57

Krimi në familje shënon viktimën e radhës në kryeqytet. Një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij gjatë orëve të para të së hënës në një banesë në zonën e Saukut të Vjetër në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas orës 01:00 në familjen Brahja ndërsa viktima ishte mësuese në shkollën e Saukut të Vjetër. Policia ka dhënë detaje për ngjarjen, duke sqaruar se Fehim Brahaj 49 vjeç dyshohet se ka vrarë gjatë natës bashkëshorten e tij Radivije Brahaj 45-vjeçe me profesion mësuese, dhe më pas është dorëzuar në polici. Nga rezultatet e para mjeko-ligjore dyshohet se viktima është mbytur me këllëfin e jastëkut nga bashkëshorti i saj. Sipas ekspertizës bashkëshorti e ka lidhur më parë në qafë me këllëfin e jastëkut dhe më pas e ka shtrënguar deri sa gruaja ka gjetur vdekjen.

Ende nuk janë zbardhur plotësisht motivet e ngjarjes, por dyshohet se konfliktet e mbartura prej kohësh mes çiftit të kenë çuar deri në krimin e sotëm. Çifti Brahaj ka tre fëmijë të moshave 21, 20 dhe 15 vjeç.

Ndërkohë familjarët e 49-vjeçarit Fehim Brahaj deklarojnë se viktima vuante nga probleme kardiake dhe se mund ti ketë pushuar zemra gjatë konfliktit me bashkëshortin.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.