Nishani:Të hiqet ligji i luftës

Postuar në 04 Nëntor, 2013 07:56

Në vizitën e tij të parë në Tiranë, Presidenti i Greqisë Karolios Papulias është takuar me Presidentin e Republikës Bujar Nishani, ku është përballur me kërkesën e palës shqiptare për heqjen e ligjit të luftës dhe shqyrtimin e çështjes së pronave të çamëve.Për më shumë se dy orë Papuljas dhe delegacioni që e shoqëronte qëndroi në presidencën shqiptare, ku pati një takim kokë më kokë me presidenti Nishani. Më pas është vijuar me takimin bilateral ku merrnin pjesë ministra nga Qeveria greke dhe ajo shqiptare. Të dy presidentët dolën përpara medias duke lexuar nga një deklaratë të parapërgatirur. Presidenti Nishani e nisi deklaratën duke vlerësuar rolin dhe kontributin e presidentit Papulias në marredheniet mes dy vendeve. Kreu i shtetit u shpreh se gjatë takimit ishte biseduar për çështje të vjetra dhe të reja që këkojnë zgjidhje.

"Janë një sërë çështjes në axhendën e marrëdhënieve dypalëshe që duhen futur në rrugën e zgjidhjes.Marrëdhëniet tona nuk duhet të përcaktohen nga problemet e së shkuarës, por nga e ardhmja e përbashkët, fryma e bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë. Kërkova shfuqizimin e ligjit të luftës ende në fuqi, si dhe aprovimin e të gjitha neneve që rrjedhin prej tij. Shpreha shqetësimin për moszgjidhjen ende të çështjes së toponimeve, për çështjen e delimitimit të kufirit detar, për të cilën pala jonë është gatshme për të gjetur zgjidhje", u shpreh Nishani.

Presidenti Nishani nuk ka ngurruar t’i kërkojë presidentit grek marrjen në konsideratë të njohjes së pavarsisë së Kosovës.

“Bashkëbisedim të përzemër dhe të sinqertë” . Kështu e quajti presidenti Papulias takimin me homologun Nishani duke theksuar se kjo vizitë i jep një dimension të ri marredhënise shqiptaro-greke. Papulias nuk bëri asnjë koment për kerkesat e palës shqiptare, por shpjegoi qasjen e Greqisë për çështjen e kufirit detar mes dy vendeve dhe rëndësinë që marrin projektet energjetike për të dy vendet.

"Minoriteti etnik grek përbën një nyje lidhëse dhe të qëndrueshme të pazgjidhshme miqësie dhe bashkëpunimi midis dy vendeve dhe popujve tanë. Grekët e Shqipërisë janë ndër përbërësit më dinamikë të jetës politike ekonomike dhe shoqërore shqiptare dhe të gjithë jemi dakort se të drejtat e tyre duhet të respektohen. Nga ana tjetër qindra e mijëra emigrantrë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi përbëjnë gjithashtu një element të fuqishëm lidhës në marrëdhëniet tona. Disktutuan edhe për marreveshjen e demilitimit të zonave detare", tha Papulias.

Çamët protestojnë

Shoqata "Çamëria" organizoi një protestë me rastin e vizitës së Presidentit grek Papulias në Shqipëri.
Drejtuesit e shoqatës "Çamëria" i kujtuan presidentit te Greqise prejardhjen e tij çame.

“Afro 20 vjet më parë, në vitin 1994, në cilësinë e ministrit të jashtëm, zoti Karolos Papulias i kishte thënë homologut të vet zotit Alfred Serreqi, se çështja çame nuk mund të zgjidhej atëherë kur plagët ishin ende të hapura dhe se do duhej të kalonin 20 vjet, që ajo të përballohej qetësisht. Tani është koha që presidenti grek të mbajë fjalën” tha kryetari i shoqatës, Ardian Tana.

Në njëjtën linjë ka mbajtur edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Ndërsa i ka bëre thirrje presidentit grek Papulias, të luajë rolin e pajtuesve mes dy vendeve dhe dy kombeve, Idrizi kërkoi edhe nga autoritetet shqiptare të mos shkelin dinjitetin e shqiptarëve.

“Si mund të pranosh këtë detyrë, kur bashkëmoshatarët e tu çam që nuk hoqen dorë nga kombësia, sot dergjen pa varre, nuk ka për ta as monumente, as varre, as kujtesë kolektive të shtetit grek. Keni rastin historik tu bëni shërbimin më të madh dy kombeve që u përkisni, zgjidhje çështjes çame dhe heqjen e ligjit të luftës” iu drejtua Idrizi presidentit grek.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.