Meidani: Lëvizjet në administratën publike, njësoj si në 1992 e 2005

Postuar në 04 Nëntor, 2013 08:08

Ish-presidenti Meidani thotë se lëvizjet në administratë po bëhen me të njëjtën mendësi me atë të PD-së në 1992 dhe 2005. Në një intervistë për “Panoramën”, Meidani thotë se me ardhjen në pushtet në vitin 2005, e djathta përdori pseudoparullën e luftës kundër korrupsionit për të shkarkuar pjesën dërrmuese të administratës publike.

“Jam përkrahës i filozofisë evolucionare, jo asaj revolucionare. Në veprimin praktik parapëlqej veprimin racional, të mirëmenduar dhe frymëzim-sjellës, por jo veprimin emocional, të bujshëm, deri frikëndjellës. Pra, jam për një zbatim të prerë dhe të drejtë të ligjit, kundër çdo ilegaliteti e papërgjegjshmërie, kundër çdo mbylljeje sysh e vaisjeje korruptive, që më tej shoqërohet ose me legalizime abuzive, ose me ruspa ndërtimorësh. Brenda këtij konceptimi, mua më ka lënë një shije të hidhur veprimi politik i PD-së në qeverisjen e parë të saj. Ajo, me ardhjen në pushtet, në 1992, nën shembullin e luftës së klasave të periudhës moniste, me flamurin e antikomunizmit në duar, zbatoi me një pompim frikues dhe urgjencë të pakuptimtë të ashtuquajturin nen 24/1. Në 2005-n, me ardhjen në pushtet të PD-së, megjithëse bëhej fjalë për një Shqipëri krejtësisht normale, qeveria e saj aplikoi të njëjtën teknologji shkarkimesh të dikurshme, por tashmë me pseudo-parullën e luftës kundër korrupsionit. Përsëri u zëvendësua, në pjesën dërmuese, administrata e mëparshme, përfshirë dhe atë pjesë të mirëtrajnuar, për të cilën u harxhuan para të Shqipërisë apo BE-së”, thekson Mediani.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.