Dalipi konfirmohet në krye të këshillit bashkiak të Tiranës, Basha: Vlerësoj konsensusin

Bllokimi për disa muaj me radhë i këshillit bashkiak të Tiranës duket se ka marrë fund ditën e sotme. këshilltarët e majtë dhe të djathtë janë mbledhur pasditen e sotme pas dy thirrjeve për mbledhje në të njëjtin orar të bëra njëkohësisht nga zv/kryetari i Këshillit Bashkiak, Zamir Ndroqi dhe nga kreu i grupit të këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi.
Këshilltarët e majtë dhanë konsensusin që mbledhja të drejtohej nga nënkryetari Zamir Ndroqi. Pas diskutimeve që zgjatën disa minuta, këshilltarët e majtë dhe të djathtë ranë dakord që në mbledhjen e sotme të miratohej një rend dite i shkurtuar, që kishte të bënte me konfirmimin e mandatit të zotit Dibra si këshilltar i Bashkisë së Tiranës dhe konfirmimin e Dalipit në postin e kryetarit të Këshillit Bashkiak.
Në fjalën e tij para këshilltarëve të majtë dhe të djathtë kreu i bashkisë, Lulzim Basha, pasi uroi kreun e ri të këshillit bashkiak, Aldrin Dalipi për zgjedhjen në detyrën e rëndësishme, vlerësoi arritjen e konsensusit mes palëve që çoi në zhbllokimin e ngërçit në këshillin bashkiak të Tiranës.
Shqip
Add new comment