Konflikti te PSD-ja, ndërhyn Policia e Shtetit

Policia e Shtetit ndërhyn në konfliktin për selinë e Partisë Socialdemokrate duke nxjerrë jashtë të gjithë personat që ishin brenda ndërtesës, me përjashtim të anëtareve të kësaj force politike.
Nderkohe, me heret gjate mengjesit te se premtes, përmbarimi privat hyri me forcë në godinën e PSD-së duke kërkuar të zbatojë vendimin e gjykatës për selinë e kësaj partie. Sipas gjykatës, godina duhet t’i kthehet ish-pronarit.
Avokati që përfaqëson pronarin e godinës u shpreh se ka një vendim gjykate që duhet ekzekutuar. Ndërsa kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, pretendon se dokumentet e pronarit të pretenduar janë të falsifikuara.
Top channel
Add new comment