Bieber dhuron mbi gjysmë milioni dollarë për bamirësi.
Justin Bieber ka dhuruar 545.000 dollarë për organizatat bamirëse që ndihmojnë të sëmurët nga HIV/AIDS.
Këngëtari 20-vjeçar është duke u përpjekur që të bëhet person më i mirë dhe të tejkalojë problemet që ka pasur në kohët e fundit dhe në këtë mënyrë iu është bashkuar emrave tjetër të njohur për të dhuruar para gjatë një evenimenti të organizuar në Antibes të Francës.
Kur deklaroi se do të ofronte më shumë se gjysmë milioni dollarë, organizatorët e kishin pyetur kanadezin nëse ishte serioz për atë që thoshte, ndërsa ai ka pohuar.
Nga yjet tjera që ishin të pranishëm në eveniment, përmendim Leonardo DiCaprio, Heidi Klum, John Travolta dhe Sharon Stone.
39-vjeçari DiCaprio ka dhuruar një milion dollarë.
Add new comment