Lindsay Lohan , pa lekë për të paguar qiranë.

Postuar në 26 Maj, 2014 03:59

Lindsay Lohan është duke iu lutur miqve të saj ta pranojnë në shtëpitë e tyre Londër. 27 vjeçarja është kthyer në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, pasi mbaroi rehabilitimin në New York.

“Lindsey është duke u thënë të gjithëve se do të marrë një shtëpi me qira, por nuk i mjaftojnë paratë. Ajo është duke u kërkuar miqve të saj, të cilët mund të kenë një apartament në Londër, t’ia japin për disa ditë, por të gjithë po refuzojnë”, ka deklaruar një i afërm i saj në revistën “Heat”.

Nuk është hera e parë që ajo po e mendon të jetojë në Londër, duke pasur idenë se aty mund të ketë më shumë mundësi privatësie.

“Lindsay e adhuron jetën e londinezëve dhe kur është aty, ajo del çdo mbrëmje. Është më e kujdesshme për veten dhe bëhet më e përgjegjshme”, ka thënë burimi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.