I mbetet vetëm 1 vit jetë, dëshira e fundit e nënës së dy fëmijëve.

Postuar në 26 Maj, 2014 06:33

Një mbledhje fondesh për të dhuruar një buzëqeshje të fundit për fëmijët e saj. KellyMurray, një nënë 32 vjeçare angleze, i mbeten vetëm 12 muaj jetë para se një sëmundje e rrallë që e ka prekur kur ishte 20 vjeç, ti marrë jetën.

Sindroma e rrallë i ka shkaktuar gruas angleze, një shkatërrim total të gojës, duke bërë që ti bien që të gjithë dhëmbët dhe të mos qeshë më kurrë.

Dëshira e saj e fundit dhe e vetme është që të çojë dhëmbët, për t’iu lënë fëmijëve të saj një kujtim të bukur, teksa ajo buzëqesh.

Bradly 10 vjeç dhe Louis 9 vjeç, duan që ta shikojnë sërish nënën e tyre të lumtur para se ti thonë lamtumirë përgjithmonë.

Gruaja është e prekur nga sindroma e Langerhan cellulare Istiocitosi, dhe ka vështirësi të shumta në kocka si dhe nuk mund të mbushet me frymë në mënyrë të pavarur.

Gjatë muajve të fundit, është dobësuar dukshëm, ndërsa sëmundja po përparon në mënyrë shumë të shpejtë.

“Nuk ka asnjë kurë për sëmundjen time. Vetëm një metodë për të ngadalësuar avancimin e saj e cila është shumë e shtrenjtë dhe që unë nuk arrij ta përballoj. U detyrova të pranoj se nuk do ti shikoj fëmijët e mi teksa rriten, por dua që t’iu lë si kujtim buzëqeshjen time. Dua të bëj dhëmbët dhe të buzëqesh për ta”, thotë Murray.

Miq dhe të afërm të saj kanë nisur një fushatë mbledhje fondesh, për të ndihmuar gruan që të ketë një protezë të re për dhëmbët, në mënyrë që të buzëqeshë sërish.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.