Valeria Marini: “Kam kaluar një ferr të vërtetë“
Valeria Marini është dekurajuar dhe lodhur pas akuzave për tradhti nga ish-burri i saj. Divorci me sipërmarrësin Giovanni Cottone, vazhdon të përflitet ende kudo.
Por e famshmja Marini ka mohuar të gjitha thashethemet gjatë një emisioni italian. “Kam përjetuar ‘ferrin’.
Ajo çfarë thuhet për mua nuk korrespondon aspak me të vërtetën. Nuk është e vërtetë që u dashurova me një burrë tjetër, jam monogame.
Dua vetëm të them se gjithçka që Giovanni po thotë është gënjeshtër. Martesa jonë as nuk filloi. Unë nuk e kam në natyrë që të flas për jetën time private, por tani është momenti të rrëfehem.
Nuk është e vërtetë që e kam tradhtuar. Përkundrazi unë isha ajo që u mashtrova në të gjithë këtë”, ka deklaruar Marini.
Add new comment