Sophia Loren, e mahnitshme në moshën 79-vjeçare.
E veshur me të kuqe, në formë perfekte dhe seksi, aktorja e Hollywood, ikona e bukurisë dhe rinisë së përjetshme, Sophia Loren nuk e bën të besueshëm faktin se është 79-vjeç.
Aktorja ka treguar edhe njëherë me paraqitjen e saj se është në formë perfekte e se vitet që ajo mbart mbi supe nuk i përshtaten pamjes së saj.
Sophia Loren u shfaq në Festivalin e Filmit në Canne, Francë për premierën e “Human Voice”, në të cilin është protagoniste. Pamja e saj ka bërë që të gjitha mediat ndërkombëtare të komentojnë rininë e përjetshme e të bëjë edhe më të besueshëm faktin se kurrësesi ajo nuk mund të jetë afër të 80-va.
Add new comment