Belen Rodriguez, padi ndaj “Google” dhe “Yahoo”

Postuar në 28 Maj, 2014 08:13

Modelja argjentinase duket se nuk do të ndalet me paditë e saj kundrejt “Google” dhe “Yahoo”.

Imazhet e vjetra që qarkullojnë në motorrët e kërkimit kanë bërë që jeta e modeles të shkatërrohet e për këtë arsye ajo ka drejtuar tani padinë e saj në Gjykatën e Lartë të vendit.

Në një deklaratë të dhënë disa ditë më parë për CNN, modelja argjentinase thotë se nuk mund të lejojë imazhet e saj të shfaqen në faqet pornografike e të qarkullojnë në internet.

Padinë e saj të parë kundër “Google” dhe “Yahoo” Belen Rodriguez e ka ngritur në 2010, nga e cila fitoi një shumë prej 15.000$, por qpor që iu reduktua më pas.

Rodriguez mesa duket nuk ka mbetur e kënaqur dhe dëshiron që vendimin përfundimtar ta japë Gjykata e Lartë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.