Çfarë po ndodh me Pamela Anderson?
Duket sikur Pamela Anderson këtë kohë po kërkon vëmendjen e të gjitha mediave rozë.
Në festivalin e filmit në Canne, Pamela vendosi të paraqitej në tapetin e kuq me dekolte të ekzagjëruar, gjë për të cilën u komentua gjatë.
Më pas vendosi të deklaronte se kur ka qenë 12 vjeç kanë abuzuar me të seksualisht. Edhe ky fakt pushtoi për disa ditë mediat rozë.
Kësaj here, e pranishme në World Music Award, aktorja e famshme kishte vendosur të luante me pamjen e saj të jashtme. Aq sa nuk mori aspak komente pozitive.
Nga look-u me flokë të shkurtra në Festivalin e Filmit në Canne, Pamela shfaqet disa ditë më pas me flokë të gjatë, me volum e për hir të së vërtetës aspak këndshëm.
Ajo që të gjithë po pyesin tani është se çfarë po i ndodh Pamela Anderson-it?
Add new comment