Justin Bieber dhe Adriana Lima, “natë pasioni” në Kanë.

Postuar në 29 Maj, 2014 16:09

Këngëtari Justin Bieber duket se ka fituar zemrën e supermodeles braziliane Adriana Lima.

“Një natë pasioni” ka nisur në klubin “Gotha” në Kanë dhe duket se ka përfunduar në një suitë luksoze të një hoteli. Duket se Bieber ka bërë vend në zemrën e Adriana Limës, menjëherë pas ndarjes së saj nga bashkëshorti Marco Jariç. Ata të dy i ka bashkuar një festë përgjatë netëve të Festivalit të Kanës.

Justin Bieber ka postuar menjëherë një foto me supermodelen braziliane në rrjetin social Instagram, ndërsa Adriana Lima në profilin e saj nuk ka ende asnjë gjurmë.
Takimi mes të dyve në fakt është treguar në mënyra të ndryshme nga revistat botërore “gossip”. Sipas “People”, 20-vjeçari Justin ka marrë një refuzim të bukur nga modelja 32-vjeçare. Ndërsa revista “US Weekly” tregon një histori ndryshe, ku të dy duket se janë parë teksa hynin në të njëjtin hotel rreth orës 5 të mëngjesit pas një natë në “Gotha Club”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.