Elvana Gjata kësaj here shfaqet si afrikane seksi

Postuar në 01 Qershor, 2014 12:43

Po përgatitet të rishfaqet në muzikë më e nxehtë se kurrë. Me një trup super të palestruar dhe një look që u ngjason afro-amerikaneve të viteve ’90, Elvana Gjata së shpejti do të dalë me këngë të nxehtë, që pritet të jetë hiti i kësaj vere. Pak para lançimit të klipit, ajo ka realizuar disa foto në det me fotografin Eugenio Qose. Këngëtarja na shfaqet më joshëse se kurrë, me grimin ylber në fytyrë dhe gërshetat e dendur në kokë, si zezaket e nxehta të para dy dekadave. Elvana njihet për ndryshimet e shpeshta në pamjen e saj, kështu edhe në këtë version duket shumë seksi. Edhe pak kohë ka mbetur nga publikimi i klipit më të ri të saj, i cili në të gjitha elementet do të jetë shumë ndryshe. Fotot e realizuara në det ajo fillimisht i postoi në profilin e saj në Instagram, foto që shumë shpejt u shpërndanë në rrjetet sociale për modën e re të rrobave të plazhit të veshura nga Elvana dhe ngjyrat në grim si në një pikturë abstrakte.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.