Yjet që nuk e kanë problem të flasin për seks.

Postuar në 02 Qershor, 2014 06:34

Ndonëse janë fytyra publike, jeta e tyre është interesante për masën. Shpesh, shumë fytyra publike në mbarë botën mundohen të ruajnë me fanatizëm jetën e tyre private, ndërsa disa nga ata nuk e kanë problem të flasin edhe për gjësendet më intime të jetës së tyre. Më poshtë janë disa nga emrat më të njohur në botë që përveç jetës së tyre, kanë shpalosur edhe shumë për pjesën intime.
Kim Kardashian- Në vitin 2009 në një intervistë, kur e kanë pyetur se çfarë pëlqen më shumë në seks oral, ajo është përgjigjur. “Më pëlqen të kënaq partnerin. Është ndjenjë e mirë kur dikë e njeh aq shumë dhe e di se çfarë duhet të bësh me të që ai të ndjehet mirë”.
Zoe Saldana- “ Më pëlqen pozicioni misionar, po ashtu më pëlqen të jem në gjunjë”, ka thënë Zoe për ‘MeriKler’, kur është pyetur për preferencat e saj seksuale, ndërsa ka shtuar. “Më pëlqen edhe ‘dogy style’, por edhe qëndrimi në këmbë”.
Adam Levine- “Vetë fakti që kam qenë me aq shumë femra, tregon se sa shumë më pëlqen seksi”, është përgjigjur këngëtari i grupit të njohur ‘Maroon 5’, Adam Levine.
Paris Hilton- “Ka qenë një alkoolike që nuk e ka dashur seksin”, ka zbuluar Nick Carter për ish të dashurën e tij Paris Hilton. “Ajo gjithë kohës është droguar apo dehur për të fituar vetëbesim në krevat. Ndërsa shpesh ka qenë aq shumë e dehur sa që nuk kemi pasur marrëdhënie aspak. Ka pasur edhe shumë net që është dashur nga toka ta ngre për ta shtrirë në krevat të flejë”, është përgjigjur Karter në pyetjen intime për të dhe ish të dashurën e tij.
Charliei Sheen- “Nuk paguaj për seks, paguaj për të ikur nga unë”, është përgjigjur aktori problematik në pyetjen për varësin nga prostitutat.
Angelina Jolie- Aktorja në një intervistë ka zbuluar se si gjatë shtatzënisë marrëdhënia seksuale ka qenë më e mirë se kurrë. “Kjo është e mrekullueshme për jetën tuaj seksuale. Shtatzënia të bën më kreative dhe ndjen kënaqësi më shumë”, ka thënë Angelina.
Mariah Carey- Ish bashkëshorti i saj Nic Cannon nuk ka qenë aspak i mbyllur në pyetjet provokative. Ai ka zbuluar se këngëtarja e njohur Mariah Carey pëlqen që gjatë marrëdhënieve seksuale të dëgjojë këngët e saj në sfond.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.