Justin Bieber akuzohet edhe për racizëm.

Postuar në 03 Qershor, 2014 15:18

TMZ ka zbuluar një video të rreth 5 viteve më parë, ku këngëtari Bieber përdor fjalë jo të hijshme kundrejt njerëzve me ngjyrë. Mungonin vetëm akuzat për racizëm dhe tashmë Justin Bieber e plotësoi zinxhirin e skandaleve.

Nëse bëhet fjalë për skandale, “bad boy” i muzikës është gjithmonë në linjën e parë. Por, kësaj radhe bëhet fjalë për një histori të vjetër para 5 vitesh, kur këngëtari ishte vetëm 15 vjeç. Por, Justin ka kërkuar falje duke thënë se ato “ishin gabime të adoleshencës”.

“Kur isha i vogël, nuk kuptoja rëndësinë e shumë fjalëve dhe faktin që, sa shumë mund të lëndonin. Mendoja se nuk kishte asgjë të keqe të flisje në mënyrë vulgare dhe nuk e kuptoja, që kjo nuk kishte asgjë argëtuese, por vetëm ushqente më tej injorancën. Falë miqve dhe familjes kam mësuar nga gabimet, jam rritur dhe i kërkoj ndjesë kujdo, që mund ta kem lënduar. Jam me të vërtet i mërzitur”, tha Bieber.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.