Ai ka frikë nga bretkosat.

Mund të duket i madh dhe i fortë, por ish- kapiteni i Anglisë David Backham mund të mos jetë aq “trim” kur vjen puna tek bretkosat.
Duke folur për ekspeditën e tij në Amazonë, babai i 4 fëmijëve tha se ishte trembur pamasë kur u gjend përballë me një bretkose super të frikshme.
Në një intervistë për promovimin e dokumentarin e BBC që do të dalë shumë shpejt në treg, ish-futbollisti tha se nga të gjitha krijesat që kishte parë në Amazonë, bretkosat ishin ato që e kishin frikësuar. 39-vjeçari tha se nuk është ndonjë fans i madh i tyre.
Megjithatë, Beckham nuk është i vetmi personazh i famshëm që ka fobi të tilla të çuditshme.
Add new comment