Fëmijët e Jackson nuk dinë ku t’i çojnë paratë.

Postuar në 11 Qershor, 2014 13:07

Nëse ka një gjë që fëmijët e yllit të popit Michael Jackson e kanë të përbashkët është shuma e parave që ata mund të shpenzojnë në mënyrë të barabartë.

“New York Post” ka raportuar një ditë më parë se fëmijët e Michael Jackson kanë të drejtë të shpenzojnë rreth 20.000 dollarë në muaj vetëm për të kënaqur tekat dhe kapriçot e tyre.

Askush nuk e di se sa është shuma e pasurisë së Michael Jackson, por tani të gjithë e dinë që fëmijët marrin 5 milionë dollarë vetëm për mirëmbajtjen e tyre. Para këto që as ata vetë nuk e dinë si t’i shpenzojnë.

Fëmijët, që nga koha kur i ati i tyre Jackson ndërroi jetë, duket se nuk kanë ditur t’i menaxhojnë shumat e parave që u janë dhënë.

Njëri prej djemve shpenzon 150 dollarë në një orë për të marrë mësime karateje. Djali tjetër ka shpenzuar 50.000 dollarë për t’i blerë dhurata të dashurës së tij ndërsa të tre sëbashku kanë shpenzuar vitin e kaluar 250.000 dollarë për pushime verore dhe 30.000 dollarë për të paguar një kuzhiner personal.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.