Monica Bellucci, një bukuri e “përjetshme”
Në prag të 50 vjetorit të saj, aktorja Monica Bellucci vazhdon ende të surprizojë të gjithë fansat me bukurinë e saj.
Një një intervistë online për një prej të përditshmeve italiane, ajo tregon se bukuria e një femre, qëndron tek vënia në punë e inteligjencës së saj. Nëse kjo e fundit kthehet në qëllim në vetvete atëherë është arma më e mirë e çdo femre.
Aktorja italiane, nënë e dy fëmijëve tregon se kujdesi i femrave për veten nuk duhet të lihet asnjëherë pas dore, pavarësisht moshës që ka.
Edhe pse ajo është e adhuruar nga të gjithë, tregon se nuk e ndjen veten si një ikonë të bukurisë.
Tek vetja aktorja çmon dëshirën për të luftuar, eksperimentuar e mbi të gjithë për të përmirësuar veten gjithnjë e më shumë.
Add new comment