Shpërthen një automjet në Tiranë, dyshohet se iu vendos tritol.

Një automjet ka shpërthyer në kryeqytet, gjatë orëve të vona të së mërkurës. Ngjarja ka ndodhur pranë Institutit të Fiskulturës rreth orës 01:30 minuta, kur automjeti në pronësi të shtetasit Leonard Prenga ka shpërthyer në flakë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se në makinën e Prengës dyshohet të jetë vendosur një sasi tritoli.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëmtime të konsiderueshme të automjetit.
Momentalisht mbetet ende i panjohur shkaku dhe autori i vendosjes së lëndës shpërthyese në makinë, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen.
Add new comment