Gjirokastër, arrestohet studenti që grabiste konviktet.

Një student ne Gjirokaster, është arrestuar ditën e sotme pasi akusohet për vjedhje.
Policia e këtij qyteti bëjnë me dije se kanë vënë në pranga të riun I.Kutallari student në Universitetin “Eqerem Çabej”.
Ai akuzohet se ka kryer vjedhjen e tre studentëve të tjerë në konvikt.
Sipas policisë për të kryer vjedhjet i riu është ndihmuar edhe nga dy vajza K.K dhe E.L.
Blutë e Gjirokastrës kanë vendosur që dy vajzat të ndiqen në gjendje të lirë.
Add new comment