Turqit vjedhin emrin e Monica Bellucci-t.

Monica Bellucci ka hedhur në gjyq sipërmarrësin turk, Arafat Yazici, i cili ka regjistruar në vitin 2003 një produkt tekstil me emrin “Monica Bellucci”, pa marrë më parë autorizimin e yllit të kinemasë italiane.
Mashtrimi ka dalë në pah kur Bellucci ka dashur të regjistrojë me emrin e saj një produkt në Turqi dhe i është mohuar e drejta për shkak të përdorimit të këtij emri nga dikush tjetër më parë.
Menjëherë ajo ka ngritur padinë dhe ka punësuar një avokat që të merret me çështjen. “Klientja ime është një yll me famë ndërkombëtare dhe prandaj kërkojmë që regjistrimi i brendit me emrin “Monica Bellucci” të anulohet në mënyrë të menjëhershme”, ka thënë avokati i aktores për të përditshmen turke Hurriyet.
Gjithsesi, aktualisht, sipërmarrësi është duke refuzuar në kthimin e emrit tekpronarja legjitime, duke thënë se nuk kishte dijeni për ekzistencën e aktores, deri në momentin që ajo është shfaqur dhe ka ngritur padinë.
Kjo është një hipotezë e cila me vështirësi se mund të besohet, por që po mbrohet fortnga avokatët e Yazici-t. “Nuk kishte asnjë qëllim të keq dhe as që e ka pasur idenë sekush është Monica Bellucci e vërtetë. ai është duke investuar prej vitit 2003 për të mbajtur licencën dhe emrin e këtij brendi”, janë shprehur avokatët.
Add new comment