Letra emocionuese e vajzës së një punonjësi të Google. Si reagoi kompania.

Google i madh me zemër të butë. Pasi kompanisë Google iu dërgua një letër nga vajza e njërit prej punonjësve, kolosi i Mountain Views vendosi t’iu bëjë një dhuratë që të dyve.
Një javë pushim për të kaluar me vajzën, pasi kjo e fundit shkroi dhe bindi nëpërmjet letrës së saj, eprorin e të atit.
Kështu punonjësi i Google do të ketë shtatë ditë pushim, për të festuar ditëlindjen e tij bashkë me të bijën Katie.
“I dashur Google, mund të më sigurosh që babi im do të ketë një ditë pushim? Mund ta ketë për shembull të mërkurën të lirë, sepse babi ka pushim vetëm të shtunën. P.S. Është ditëlindja e babit. P.S. Është edhe verë”.
Është kjo letra që Daniel Shiplacoff, eprori i babait të vajzës shtiu në dorë, pasi ia kishte dërguar vajza e një punonjësi.
Kjo letër e emocionoi dhe e preku, duke e bindur që ti përgjigjet personalisht vajzës, duke i thënë se i jepte babait të saj një javë pushim.
Add new comment