Infarkt duke ecur, trupi i të vdekurit lihet një orë në rrugë në Tiranë.

Një person i pajetë eshte lene për rreth 1 orë në rrugë mengjesin e sotem ne Tirane.
Ngjarja ka ndodhur sot në kryeqytet, në rrugën “Irfan Tomini”.Kalimtarë të rastit, kane njoftuar median dhe policine pasi jane perballur me skenen e pazakonte.
Sipas tyre një person i pajetë ka qëndruar për rreth një orë në rrugë, i mbuluar me çarçaf, pasi kishte vdekur.
Vetëm pas një ore aty ka mberritur ambulanca për ta marrë.
Viktima mesohet se eshte identifikuar si Kujtim Kuliqaj, 44 vjeç.
Ai dyshohet se ai ka pësuar një infarkt, por policia ka thene se pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të vërtetuar shkaqet e vdekjes.
Add new comment