Arrest me burg pёr gjyqtarin e Pogradecit Dhimitёr Pojanaku.

Postuar në 20 Prill, 2014 06:07

Gjyqtari i Pogradecit Dhimitёr Pojanaku doli para gjykatёs ku ju dha masa e sigurisё arrest me burg nёn akuzёn e korrupsionit pasiv. 

Prokurori i çështjes ka deklaruar në sallën e gjyqit se gjyqtari u kap pas denoncimit të shtetases R.B e cila vendosi më pas të bashkëpunojë me drejtësinë. Kjo shtetase e ka regjistruar me zë dhe me figurë momentin kur i ka dorëzuar shumën prej 45.000 lekësh gjyqtarit për të mbyllur një çështje.

“I mora paratë, por jo si ryshfet. Janë paratë e qerasë së ambientit të avokates së shtetases B.R”, tha gjyqtari tanimё i pandehur. Gjyqtari Dhimitër Pojanaku është arrestuar në kushtet e flagrancës gjatë pasdites të së mërkurës, teksa ka qenë duke marrë një sasi lekësh nga një qytetare për mbylljen e një çështjeje. Burime konfidenciale bënë me dije se shtetasja me iniciale B.R. ka denoncuar gjyqtarin në Prokurorinë e Korçës. Ajo ka deklaruar se Pojanaku i kishte kërkuar para, për të mbyllur një çështje që ishte hapur me një padi civile.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.