Greqi, pranga shqiptarit, vrau me goditje thike shokun e dhomës rumun.

Një shqiptar 33-vjeçar është arrestuar në Greqi, i akuzuar për vrasjen e një shtetasi rumun.
Krimi ndodhi pas një grindjeje për motive personale mes shqiptarit dhe rumunit, 54 vjeç, në banesën ku jetonin të dy në zonën e Lutrakit.
Sherri mes tyre degjeneroi në përdorimin e armëve të ftohta, kur i riu shqiptar qëlloi disa herë rumunin duke i shkaktuar plagë të rënda.
I plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin e Korinthit, por nuk mundi të mbijetojë dhe gjeti vdekjen disa orë më vonë.
Policia vuri në pranga shqiptarin si personi i dyshuar për krimin dhe po heton për gjetjen e shkaqeve të krimit të rëndë.
Add new comment