Grabitet argjendaria përballë Gjykatës së Tiranës.

Postuar në 22 Prill, 2014 04:53

Një dyqan argjendarie është grabitur pak minuta më parë në Tiranë. Ngjarja ndodhi saktësisht rreth orës 9:40 minuta ndërsa dy persona ende të paidentifikuar e me kokore në kokë kanë hyrë në ambientet e argjendarisë. Ata kanë kërcënuar me armë dhe kanë mundur të marrin mallin duke u larguar me një motor. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet e para për të zbardhur rrethanat e zbuluar autorët.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.