Plagoset me dy plumba 35 vjeçari në qytetin e Shkodrës.

Një person u plagos në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si Rruga e gjërë në periferi të qytetit. 35 vjeçari Klaudio Gurra është qëlluar me dy plumba që e kanë marrë përkatësisht në këmbë dhe në pjesën e sipërme të trupit. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për ndihmën e parë ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet nga të dhënat e para se shkak i ngjarjes është bërë një zënkë për motive të dobëta mes autorit dhe të plagosurit.
Add new comment