Durrës, qëllohet me 10 plumba makina e zyrtarit të Ujësjellësit.

Qellohet me arme makina e nje zyrtari te ujesjellesit ne Durres. Policia ka thene se persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash mjetin “Land Rover” të përgjegjësit të Ujësjellësit në Sukth, me iniciale B.Gj.
Behet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës së djeshme. Automjeti është qëlluar pasi B.GJ ka zbritur në afërsi të banesës dhe e ka parkuar automjetin. Policia bën me dije se nga të shtënat fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Nga hetimet e deritanishme ngjarja dyshohet të jetë për shkak të detyrës. Policia bën me dije se ky është një kërcënim ndaj përgjegjësit të Ujësjellësit në Sukth, B.Gj.
Polica ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka mbledhur provat. Ndërkohë që janë duke u pyetur disa persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.
Add new comment