Vrasja e biznesmenit në Tiranë, arrestohet dëshmitari, dy autorët në kërkim.

Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e biznesmenit Aurel Zenka, mbrëmjen e të premtes në Tiranë.
Policia tha se më datë 25.04.2014 filloi proçedimi penal, u bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve:
- Edison.K, 32 vjec, lindur dhe banues në Tiranë,
- Agron.G, 34 vjec, lindur dhe banues në Tiranë,
Sipas policisë, ata u arrestuan sepse më datë 25.04.2014, rreth orës 21.40, në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se këta dy shtetas në bashkëpunim edhe me tre shtetas të tjerë, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Ariel Zenka, 38 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, duke i shkatuar vdekjen e menjëhershme. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale 6 (gjashtë) gezhoja fisheku luftarak.
Gjithashtu në lidhje më këtë ngjarje është bërë edhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Besnik Flamur Mansaku, 37 vjec, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”Neni 300 i K.P.
Add new comment