Vrasja e emigrantit ne Patos, policia: Viktima i skeduar ne trafik femrash.

Postuar në 27 Prill, 2014 09:27

Policia ka dyshime se vrasja e emigrantit ne Patos mbremjen e te shtunes lidhet me trafiqe te paligjshme.

Viktima Nikolin Rrapaj, mesohet se eshte i dyshuar per trafik femrash.  39-vjecari u ekzekutua me armë zjarri ne Patos.
Ngjarja ndodhi mbreme ne lagjen ’29 marsi ‘ te ketij qyteti.

Viktima po shkonte drejt makinës së tij e parkuar pranë banesës së kusherinjve kur u qellua dy here me pistolete, gezhojat e se ciles u gjeten nga policia ne vendngjarje.
Nikolin Rrapaj, baba i tre femijeve sapo ishte kthyer nga Italia dhe prej nje muaji kishte marre nje local me qera.

Policia e Fierit eshte fokusuar ne dy drejtime, qe kane lidhje me te kaluaren kriminale te viktimes. Ne ate trafikut te femrave ne Itali dhe ne nje vjedhje te dhuneshme, per te cilen Rrapaj u denua me 7 muaj burg.

Per kete vrasje policia e Fierit ka bere disa shoqerime, por ende nuk ka nje te dyshuar si autor I krimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.