Dëshmitarët në gjykatë: S`i pamë vrasësit e Dritan Lamajt.

Gjykata e krimeve te rënda mori në pyetje sot disa dëshmitarë të ngjarjes ku mbeti i vrarë kryekomisari Dritan Lamaj më 24 shkurt 2013.
Po ashtu në gjykatë dha dëshminë e tij edhe pronari i makinës BMVV që u përdor në vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.
Ai mohoi njohjen me Arben Frrokun apo të dënuarin për grabitjen e mjetit te tij, Gentjan Bejtja. Fatmir Lulaj dëshmoi për 45 minuta para Gjykatës së Krimeve të Rënda, duke treguar momentet e vjedhjes së makinës në Durrës më datë 22 shkurt, dy ditë para vrasjes së ish-shefit të Komisariatit të Kombinatit.
Pasditen e 22 shkurtit, Lulaj tha se kishte lene mjetin ndezur, ndersa po blinte ne nje dyqan dhe kur kishte dale jashte kishte pare makinen te largohej. Disa ditë më pas, Lulaj kishte mësuar lajmin se makina e tij ishte përdorur në një vrasje.
Në gjykatë dëshmoi edhe nje deshmitar okular i ngjarjes, Eridon Brahaj. Ai tregoi se në momentin e vrasjes, kishte dëgjuar krisma dhe më pas kishte parë Lamajn të shtrirë pranë dyqanit të tij. Brahaj tha se nuk kishte arritur të shihte vrasësit.
Me kërkesë të akuzës, dëshmuan për tre orë te tjera edhe 5 dëshmitarë te tjere. Prokuroria e akuzon Arben Frrokun për vrasjen me armë të Dritan Lamajt pasditen e 24 shkurtit 2013 në afërsi të rrugës “Vasil Shanto” në Tiranë.
Add new comment