Vdes në spital i aksidentuari që iu vonua 30 min ndihma e parë.

Postuar në 24 Maj, 2014 15:47

Historia e dokumentuar në A1 REPORT e vonesës së ambulancës prej 30 minutash për t’i ardhur në ndihmë një të aksidentuari, ka përfunduar tragjikisht. I moshuari, i cili u përplas nga një automjet teksa kalonte rrugën pranë rrethrrotullimit të Doganës ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, 2 ditë më parë.

Ngjarja e rëndë u shënua më 20 Maj, kur 65-vjeçari Isa Dervishi u aksidentua nga një makinë tip Benz C-Class me targa.AA 045 HD dhe nga përplasja mori dëmtime në kokë.
 
I moshuari, sipas dëshmitarëve qendroi i shtrirë për 30 minuta për shkak të mungesës së ndihmës së parë, ndërsa pas mbërritjes së ambulancës u dërgua në Spitalin e Traumës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.