Rama në Twitter: Nesër në Hagë mbaj ligjëratë publike mbi Europën.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar për pjesëmarrjen e tij nesër në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Siç njofton vetë kryeministri në postimin e tij, axhenda e tij e takimeve nesër do të mbyllet me një ligjeratë publike mbi Europën në Gjykatën Ndërkombëtare.
“Në Hagë për një ditë të ngjeshur takimesh nesër që mbyllet me ligjëratën publike mbi Europën ne Hague Institute for Global Justice ora 16.00” shkruan Rama në Tëitter.
Vizita e Ramës ne Hagë vjen pak ditë pas vizitës së tij në Kazakistan, ku u takua me krerët e shtetit kazak gjatë së cilës u diskutua për interesimin e investitorëve të këtij shteti në vendin tonë.
Add new comment