Sarandë, grabitet dhe dhunohet çifti i bashkëshortëve nga 4 persona.

Një çift bashkëshortësh është grabitur dhe dhunuar nga 4 persona të maskuar. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit Kujtim dhe Dallëndyshe Ruçi mesditën e djeshme, ndërsa është bërë e ditur vetëm sot nga ana e policisë.
Mësohet se çifti i dhunuar është shtruar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm pas plagëve të marra nga 4 grabitësit.
Policia e Sarandës ka nisur hetimet për identifikim e autorëve, menjëherë pasi është vënë në dijeni të ngjarjes.
Add new comment