Dukagjin, humb jetën turisti çek 44-vjeçari u rrëzua në greminë

Postuar në 01 Qershor, 2014 12:07

Ka qënë duke soditur natyrën e virgjër të Thethit por ka rrëshqitur e  ka rënë në greminë e për pasojë ka humbur edhe jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e së dielës në fshatin e Ndërlysës në komunën e Shalës kur turisti çek, 44-vjeçari David Polach i shoqëruar edhe nga 3 turistë të tjerë çek kanë qënë duke shkuar pranë Syrit të Kaltër me motorçikleta, për ta vizituar atë.

Ndërsa ka qenë duke lëvizur pranë një shtegu 44- vjeçarit Polach i ka rrëshkitur motorçikleta dhe ka rënë në greminë në një thellësi prej 70-100 metrash. Edhe pse shokët e tij të ndihmuar edhe nga banorë të zonës janë përpjekur për t'i ardhur në ndihmë, përpjekja e tyre ka qënë e kotë për shkak të terrenit mjaft të thyer, ndërsa 44 vjeçari ka humbur jetën menjëherë.

Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë së Shkodrës si dhe mbërritja e një helikopteri nga Tirana për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të turistit çek pas afro 1 ore e gjysmë. Ndërkohë trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Shkodrës.

44 vjecari Polach gjendej në Theth prej 3 ditësh sëbashku me 3 miqtë e tij çek, ndërsa kishte zgjedhur të dielën për të vizituar Syrin e Kaltër. Mirëpo mungesa e vëmendjes dhe lagështira kanë bërë që 44 vjecari të rrëshkasë e për pasojë të humb edhe jetën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.