“Dua të të varrosim si hero i dashuri im”

Postuar në 03 Korrik, 2014 09:11

Ish- Zonja e Parë e Filipineve, Imelda Marcos, festoi 85- vjetorin e lindjes me një vizitë solemne te trupi i të shoqit, ish- diktatorit Ferdinand Marcos.

Ajo puthi arkivolin e qelqtë ku është i shtrirë trupi i të shoqit me xhaketë të bardhë.

Ish- lideri i Filipineve është i pavarrosur që pas vdekjes së tij në vitin 1989 dhe mbahet në një arkivol me temperaturë të kontrolluar në një mauzoleum.

Imelda përsëriti sërish dëshirën e saj, që i shoqi të varroset si një hero, edhe pse kjo kërkesë i është kundërshtuar vazhdimisht nga qeveria.

Imelda, që tani është ligjvënëse në kongres, mori pjesë në një meshë me djalin dhe vajzën.

Ajo madje u shpërndau para cash të varfërve në rrugë.

Ajo u bë e famshme sidomos për koleksionin e saj të këpucëve. Kur u rrëzua i shoqi, u zbulua se ajo kishte 3400 palë këpucë.

Comments

Submitted by Sokrati (not verified) on

<p>Paska me idiote se Linda Rama .</p><p>Mire qe e lexova kete lajm se i paskam rene ne qafe kot se koti Linda Xhillarit</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.