Naço: Ndërmjetësimi, mundësi për zgjidhjen e shpejtë të konflikteve.

Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me USAID kanë nisur një projekt për zyrat e ndërmjetësimit në zgjidhjen e konflikteve. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka thënë se ndërmjetësimi është një mundësi për zgjidhje të shpejtë të konflikteve. Sipas Naços, ministria e që ai drejton po punon për përmirësimin e legjislacionit.
Ministri tha se zgjidhja e konflikteve me ndërmjetësim do të ul numrin e çështjeve në gjykata, që sipas tij janë të mbingarkuara.
“Rezulton një trend rritës në këtë formë, si një metodë për parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, duke mos vrapuar dyerve të gjykatave”, tha ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.
Janë 270 ndërmjetës të certifikuar të cilët do të punojnë për shuarjen e konflikteve pa kaluar nga dyert e gjykatave.
Add new comment