Fognini pozon nudo, të ardhurat ndihmë për bamirësi.
Tenisti italian, Fabio Fognini nuk është vetëm një nga emrat më të lakuar të këtijsporti në Gadishullin Apenin, pasi shpesh herë ai është konfirmuar edhe si një figurë e botës së modës, citon Supersport.
Pas eliminimit nga turneu i Wimbledon, Fognini ka nxituar të pozojë nudo, por këtë herë një veprim të tillë e bën për bamirësi.
Tenisti nga rajoni i Ligurias, shfaqet i zhveshur në faqet e revistës prestigjioze “Cosmopolitan. Qëllimi i këtyre fotove, është mbledhja e fondeve për të financuare kërkimet për parandalimin e sëmundjes së kancerit.
Add new comment