Reforma në administratën publike Harrito: Po trajnohen punonjësit.

Postuar në 17 Qershor, 2014 04:07

Qeveria shqiptare po vazhdon me përgatitjet për reformën administratës publike. Gjatë një takimi me ekspertë të Bashkimit Europian, ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harrito  tha se puna po vazhdon me përgatitijen e institucioneve. Sipas ministres duhet një bëhët një verifik për  statusin e nënpunësit civil, pasi nga 84 mije njerëz që punojnë në administratë vetëm një pjesë e vogël e kanë këtë statsus. Harrito tha gjithashtu se janë bllokuar rekrutimet në administratë, e ndërsa kurset e reja po bëhën sipas standarteve të BE-së.
 
Një pikë tjetër e rëndësishme në këtë drejtim është edhe barazia gjinore dhe këtu sipas ministres për Inovacionin dhe Administratën Publike, është bërë një hap i madh pasi në pozicione të larta drejtuese rreth 47 përqind janë  gra.  
 
Ndërkohë ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi tha se po punohet në dy drejtime, rrefroma territoriale dhe ajo për administratën.
‘Kur morrëm qeverisjen në shtator kishim një ligj të vjetër për administratën pUblike. Nuk kishim një reformë për çështjet vendore si është ndarja territoriale dhe një reformë për rregullimin e administratës publike. Tani kemi një ligj për administratën, dhe kemi gati reformën territoriale që do krijojë një raport të ri të efektivitetit sa i përket administratës” ka thënë ministri  Çuçi.  Sipas tij reforma do të luaj një rol të rendësishme se do krijojë kushtet që administrata vendore të përballoj gjithë sfidat.
Ai ka thënë se duhet që pjesë të administratës të mos jenë  ata punonjës që nuk plotësojnë kushtet  minimale për të qënë në këtë shërbim.  Pasi më pas do të lindin probleme të reja. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.