Deputetët e PS kthejnë ligjet e ministrave, duan rishikim të FA-së.

Deputetët e mazhorancës rrëzojnë ligjet e qeverisë në Kuvend. Në dy nga komisionet më të rëndësishme, ai i Ligjeve dhe i Sigurisë, dy draftet që ishin dërguar për shqyrtim morën vërejtjet nga ana e deputetëve të cilët nuk i votuan më pas duke shtyrë seancën. Kësisoj urdhri i dhënë nga kryeministri Rama se projektligjet me probleme të kthehen mbrapsht nga ana e deputetëve është zbatuar.
Në komisionin e Ligjeve, deputetët Armando Subashi, Ermonela Felaj si edhe vetë kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, shprehën rezervat e tyre ndaj projektligjit për Kodin Doganor. Por kritikat e bëra nga Xhafaj ishin edhe më të rënda, pasi theksoi se përfaqësuesit e ekzekutivit vetëm kanë përkthyer një ligj dhe nuk e kanë përpunuar duke shtuar se nëpërmjet kësaj rritet mundësia për të shtuar edhe më shumë korrupsionin në dogana.
Add new comment