Vlorë, asgjësohet parcela me 150 rrënjë kanabis, në kërkim autori

Policia e Vlorës në kuadër të operacionit antikanabis ka asgjësuar ditën e sotme një parcelë me 150 rrënjë kanabis sativa.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Treblovë të Vlorës në vendin e quajtur Përroi i Lamajvë u zbulua dhe u asgjësua parcela me 150 rrënjë bimë narkotike të gjata 1.2 metër.
Lënda narkotike u asgjësua me anë të djegies, ndërkohë që policia ka nisur punën për identifikmin dhe kapjen e autorëve përgjegjës për kultivimin e lëndës narkotike.
Add new comment