Lazarat, arrestohet i dënuari me 5 vjet burg për trafik droge

Një 26-vjeçar është arrestuar diten e sotme, gjatë operacionit të Policisë së Shtetit në Lazarat. Prangosja eshte kryer gjate veprimeve për kontrollin e territorit dhe ambienteve, me qëllim gjetjen e asgjësimin e lëndëve narkotike, si dhe vënien para drejtësisë të atyre personave që kanë kryer veprime të kundraligjshme.
Njoftohet se 26-vjeçari Belul Toto, është arrestuar paraditen e sotme, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge. Nga burimet e policisë, mësohet se Toto ishte dënuar me 5 vite burg për trafik droge.
Gjate aksionit ne Lazarat janë arrestuar 35 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë, për shkatërrim prone.
Add new comment